Të drejtat e njeriut dhe komunitetet
Përveç kësaj, Misioni i OSBE-së mbështet institucionet përkatëse dhe palët kyçe në mbrojtjen dhe menaxhimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë, si dhe në adresimin e çështjeve që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe lirinë e fesë apo besimit përmes veprimeve të synuara dhe kornizës ligjore të përmirësuar.
Një aspekt tjetër i punës së Misionit të OSBE-së është monitorimi i incidenteve të sigurisë që prekin komunitetet jo-shumicënë pakicë numerike në nivel komunal dhe performancësa sëe institucioneve në fushën e sigurimit dhe mbrojtjes së komuniteteve. Në nivel komunal, Misioni punon me mekanizmat e pjesëmarrjes komunale, si Komiteti për Komunitete, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim, Zëvendëskryetarët e Komunës për Komunitete dhe Zëvendëskryesuesit e Kuvendit Komunal për Komunitete. Në nivel qeveritar, mbështet Këshillin Konsultativ për Komunitete. Përveç kësaj, mbështet dhe këshillon institucionet që të lehtësojnë zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur.
Misioni gjithashtu punon të përmirësojë komunikimin në gjuhët zyrtare dhe të promovojë dygjuhësinë. Për të rritur pajtueshmërinë institucionale me të drejtat gjuhësore, Misioni mbështet themelimin e Njësisë qeveritare të Përkthimit dhe Harmonizimit dhe forcimin e kapaciteteve të përkthimit në nivel komunal.
Misioni gjithashtu ndihmon institucionet që të përmirësojnë qasjen në arsim cilësor për të gjithë, si dhe të parandalojnë dhe adresojnë braktisjen e shkollimit. Në mesin e Mes ndërhyrjeve të ndryshme, Misioni mbështet edhe gazetarinë e komunitareetit në gjuhën rome dhe qasjen në iniciativat për avancimin të e shëndetësisë dhe punësimit, siç janë programet gjithëpërfshirëse të praktikës së punës për studentë romë, ashkali dhe egjiptas të Kosovës.