Liria dhe zhvillimi i medias
Misioni vë theks të veçantë në shtrirjen e edukimit medial në nivele formale dhe joformale arsimore dhe bashkëpunon me partnerët kryesorë, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, universitetet e Kosovës dhe festivalin e filmit dokumentar DokuFest. Ai mbështet iniciativat për edukimin medial dhe informativ për komunitetet dhe grupe të ndryshme, si dhe avokon për dialog aktiv, të menduarit kritik dhe ndryshime në nivel politikash.
Misioni gjithashtu synon të përmirësojë koordinimin ndërmjet institucioneve publike tnë të gjitha nivelevet dhe medias duke krijuar platforma për komunikim të ndërsjellë dhe duke zhvilluar strategji të angazhimit dhe marrëdhënieve me median. Me anë të Iniciativës për Politikat e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Median, Misioni komplementon plotëson programet për e trajnimit të mediave dhe gazetarëve duke përforcuar mediat dhe aspektet e komunikimint publik të institucioneve homologe, duke përfshirë prokurorët, gjyqtarët, organet e rendit, zyrtarët e informimit në nivel komunal dhe qeveritar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë.
Në përpjekje për të integruar multi-etnicitetin, promovimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Misioni punon me mediat në mbarë Kosovën në mënyrë që të forcojë kapacitetet e tyre dhe respektimin e mekanizmave vetërregullues dhe kodeve etike. Theksi i veçantë i drejtohet mbështetjes së mediave jo-shumicë dhe avancimit të sigurisë së gazetarëve dhe profesionistëve të mediave që punojnë në Kosovë.