Misioni i OSBE-së në Kosovë
Toleranca dhe jo-diskriminimi
Misioni i OSBE-së punon me prijës fetarë, të rin dhe zyrtarë të shkollave për të promovuar tolerancën, dialogun ndërkomunitar dhe ndërfetar dhe pranimin e diversitetit në Kosovë. Misioni këshillon institucionet se si të përmirësojnë dhe zbatojnë legjislacionin dhe politikat kundër diskriminimit që promovojnë marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve.
Misioni vazhdon të adresojë shqetësimet në lidhje me krimet e urrejtjes duke monitoruar raste të tilla, duke ndihmuar Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme në zbatimin e marrëveshjes ndërinstitucionale që synon përmirësimin e menaxhimit të krimeve të urrejtjes, dhe duke fuqizuar Inspektoratin Policor të Kosovës, Iinstitucionin e Avokatit të Popullit, profesionistët ligjorë dhe shoqërinë civile në ndjekjen e këtyre rasteve në përputhje me të drejtat e njeriut.
Misioni bashkëpunon ngushtë me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës dhe Odën e Avokatëve të Kosovës për të siguruar edukim të vazhdueshëm ligjor për gjyqtarët dhe avokatët në ngritjen dhe gjykimin e rasteve të diskriminimit.