Materiale
Laboratori i trashëgimisë rizbulon trashëgiminë e Letnicës / Raporti i punëtorisë zhvillimore
Ky raport përshkruan rezultatet nga punëtoria dyjavore e Laboratorit të trashëgimisë mbi zhvillimin rural të mbajtur në Letnicë më 2019, si dhe përshkruan procesin e hartimit të një plani të zhvillimit rural nga faza e tij e hershme. Bazuar në përvojën ndërkombëtare dhe njohuritë lokale, raporti ofron një pasqyrë të aspekteve shumëplanëshe të zhvillimit rural përmes vlerësimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Raporti gjithashtu paraqet sfidat kryesore me të cilat përballen Letnica dhe komuniteti i vogël kroat në Kosovë, si dhe tiparet pozitive dhe potencialin që ka ky fshat shumetnik për të kontribuuar në ndryshimin e tij të qëndrueshëm. Bazuar në analizën e burimeve lokale, raporti ofron rekomandime të përgjithshme zhvillim, të cilat përfaqësojnë katër shtyllat e zhvillimit të qëndrueshëm: sociale, ekonomike, mjedisore dhe kulturore. Këto rekomandime duhet të nxisin hartimin e një plani të plotë të zhvillimit rural dhe planit të veprimit për të udhëzuar zbatimin e tij për Letnicën dhe komunitetet që jetojnë atje.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.