Materiale
Qasja e komuniteteve në arsimin parauniversitar në Kosovë
Raporti „Qasja e komuniteteve në arsimin parauniversitar në Kosovë“ vlerëson arsimin parauniversitar për komunitetet joshumicë në Kosovë. Në veçanti, ky raport adreson disponueshmërinë e arsimit në gjuhën e zgjedhur zyrtare apo të komunitetit, tekstet shkollore, numrin e mësimdhënësve dhe stafit të kualifikuar, lëndët specifike për komunitetin, financimin për bursa dhe transport, si dhe mundësitë për bashkëveprim mes nxënësve nga komunitete të ndryshme.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.