Materiale
Udhëzuesi informativ për qasjen në të drejtat pronësore në Kosovë

Udhëzuesi informativ për qasjen në të drejtat pronësore në Kosovë është hartuar për t’i shërbyer praktikuesve që punojnë në fushën e të drejtave pronësore, siç janë organizatat e shoqërisë civile, noterët, zyrat kadastrale dhe organet komunale, ku palët e interesuara mund t’i drejtojë pyetjet e tyre në lidhje me të drejtat pronësore dhe të trashëgimisë. Udhëzuesi ofron informata mbi konceptet kryesore që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore. Aty shpjegohet procesi i regjistrimit të pronës hap pas hapi, si dhe përfshihet një listë e përditësuar e palëve kryesore të interesit të cilat mund të lehtësojnë ushtrimin e të drejtave pronësorë në nivel komunal.
Udhëzuesi vë në pah të drejtat e barabarta të grave dhe burrave në gëzimin e pronës së tyre dhe të drejtave të trashëgimisë, si dhe shoqërohet me fletëpalosjen e Qasjes së grave në të drejtat pronësore dhe të trashëgimisë në Kosovë.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.