Misioni i OSBE-së në Shkup
Mandati
Një nga prioritetet kyçe për Misionin është monitorimi dhe përkrahja në zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 në vend. Marrëveshja ka për qëllim të garantojë pjesëmarrjen e të gjitha bashkësive etnike në jetën politike, sociale dhe kulturore. Ajo fokusohet në decentralizim, mos-diskriminim, të drejtat në përdorimin e gjuhës dhe arsimit, si dhe përfaqësimin e barabartë të të gjithë qytetarëve. Mandati i Misionit gjithashtu përfshinë policinë dhe reformat legjislative, sundimin e ligjit dhe fusha të ndryshme të qeverisjes së mirë.