Misioni i OSBE-së në Shkup
Çështje mbi pakicat kombëtare
Me qëllim të përforcimit të marrëdhënieve ndëretnike në vend, Misioni punon me qeverinë dhe shoqërinë civile mbi iniciativat për reformimin e sistemit arsimor, rritjen e përfaqësimit të barabartë, përforcimin e përdorimit të gjuhëve të pakicave, frenimin e diskriminimit dhe ndërtimin e mirëbesimit mes komuniteteve. Misioni gjithashtu nxit rrjetet rajonale për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme për komunitetet përkatëse, si dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre.