Misioni i OSBE-së në Shkup
Arsimi
Misioni mbështet strategjinë qeveritare për arsim të integruar që lejon të gjitha komunitetet të bashkëveprojnë që nga mosha e hershme. Kjo përfshin mbështetjen e aktiviteteve të përbashkëta në shkolla dhe projekte hulumtuese të ndërtimit të kapaciteteve. Misioni gjithashtu ofron këshilla dhe ndihmë për grupet e ndryshme të përfshira në arsim, si përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve të saj, fakultetet e mësuesisë, përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe të shkollave, si dhe për nxënësit dhe prindërit.