Misioni i OSBE-së në Shkup
Qeverisja e mirë
Me qëllim përforcimin e qeverisjes demokratike dhe nxitjes së marrëdhënieve ndëretnike më të afërta dhe konstruktive, Misioni punon me institucionet e qeverisjes lokale dhe qendrore për nisma që mbështesin parimet e qeverisjes demokratike dhe vlerat e Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Misioni ndihmon organet kryesore qeveritare dhe autoritetet shtetërore që t'iu përgjigjen në mënyrë më efikase sfidave të tilla si zbatimi i parimeve të përfaqësimit të barabartë, transparenca dhe llogaridhënia në administratën publike, përdorimi i gjuhëve, si dhe bartja e kompetencave dhe resurseve në nivel lokal.