Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Të drejtat e njeriut
Duke punuar ngushtësisht me shoqërinë civile dhe institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut, si Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Prezenca promovon mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ajo mbështet shërbimin e provës dhe asiston lidhur me reformën e sistemit të burgjeve. Gjithashtu, ajo punon në drejtim të zbatimit me efikasitet të legjislacionit për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe grupeve të tjera të cenueshme, kryesisht përmes trajnimeve dhe përpjekjeve për advokim.