Praktikat më të mira për integrimin e Romëve (BPRI): Raporti rajonal mbi antidiskriminimin dhe pjesëmarrjen e Romëve në vendimmarrjen locale
Ky raport përqëndrohet në dy tema kryesore që i trajton Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së (ODIHR) - Lufta kundër diskriminimit dhe pjesëmarrja e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në vendimmarrje. Ai paraqet një përmbledhje të praktikave të mira të iniciuara nga vetëqeverisja vendore, institucionet e pavarura, shoqëria civile dhe aktorë të tjerë që kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi kushtet e jetesës dhe integrimin e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.
Raporti është prodhuar në kuadër të projektit “Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor” (BPRI) i cili financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga ODIHR. Projekti ilustron se si bashkëpunimi mes organizatave ndërkombëtare mund të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me praktikat ekzistuese të mira dhe të promovojë bashkëpunimin ndër-kufitar.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.