Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
Shteti i së drejtës
Reforma legjislative dhe gjyqësore, si dhe fuqizimi i administratës publike, qëndrojnë në zemër të veprimtarive të Prezencës lidhur me shtetin e së drejtës. Ndër to është nisma për monitorimin e gjyqeve civile, që çoi drejt reformave të rëndësishme procedurale për të cilat Prezenca ofron ndihmën e saj që të zbatohen në gjykata. Ajo, gjithashtu, dha ndihmë për krijimin e një sistemi të drejtësisë administrative dhe ofron trajnime për rritjen e kapaciteteve të zyrtarëve në fushën e drejtësisë. Prezenca monitoron menaxhimin, efektshmërinë dhe ndershmërinë gjatë rekrutimit dhe përzgjedhjes së personelit, si dhe i këshillon autoritetet lidhur me procedura të bazuara mbi merita gjatë përzgjedhjes të personelit të sektorit të drejtësisë dhe të zyrtarëve të tjerë të administratës publike.