Hapet akreditimi i medias për Këshillin e 28-të Ministror të OSBE-së, më 2-3 dhjetor në Stokholm, Suedi
STOKHOLM/VJENË, 4 nëntor 2021 – Këshilli i 28-të Ministror i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të mbahet më 2-3 dhjetor 2021 në Stokholm, Suedi.
Takimi vjetor i Ministrave të Punëve të Jashtme të 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së do të mbahet me ftesën e Kryetares së Radhës të OSBE-së, Ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë Ann Linde.
Këshilli Ministror është organizmi kryesor vendimmarrës dhe qeverisës i OSBE-së. Takimi i përvitshëm është një mundësi e mirë për Ministrat e Jashtëm që të shqyrtojnë dhe vlerësojnë situatën e sigurisë në hapësirën euro-atlantike dhe euroaziatike, si dhe punën e organizatës në të gjitha fushat e veprimtarisë.
Përfaqësuesit e medias janë të ftuar që të ndjekin punimet e Këshillit, të cilat do të zhvillohen në Qendrën e Ekspozitave Scandinavian XPO në Arlandë/Stokholm.
Akreditimi paraprak i përfaqësuesve të medias është i detyrueshëm. Afati për regjistrimin përfundon më 26 nëntor 2021, ora 18:00. Akreditimi bëhet në bazë vetëregjistrimi, duke klikuar në këtë link (Fjalëkalimi: reg-wrgZwb).
Për t’u regjistruar, ju lutemi paraqitni të dhënat që do t’ju kërkohen, si dhe ngarkoni një foto të pasaportës suaj dhe një kopje të dokumentit tuaj identifikues si përfaqësues i medias.
Mediat që dëshirojnë të parkojnë automjetet e tyre për transmetime të drejtpërdrejta nga kjo veprimtari (minibusët SNG) në një zonë të përcaktuar parkimi duhet t’i regjistrojnë paraprakisht mjetet e tyre SNG, si dhe shoferët këtyre të fundit.
Ju lutemi dërgoni një mesazh për këtë qëllim në adresën e postës elektronike [email protected], ku të renditen të dhënat e mëposhtme: lloji i mjetit, numri i targës, emri i kompanisë mediatike, emrat e plotë të anëtarëve të ekipit SNG.
Afati për regjistrimin e mjeteve SNG përfundon më 26 nëntor 2021.
Në këtë link mund të gjeni informacion të hollësishëm rreth mjediseve të medias, udhëzimeve për akreditim, prenotimit të hoteleve dhe procedurave të aplikimit për vizë.
Në këtë link mund të gjeni informacion rreth udhëtimit për në Suedi në kushtet e pandemisë së COVID-19: https://polisen.se/en/the-swedish-police/the-coronavirus-and-the-swedish-police/travel-to-and-from-sweden/
Duhet të pajiseni me vizë përpara se të udhëtoni për në Suedi. Përfaqësuesit e akredituar të medias ftohen që të marrin masa për t’u pajisur me vizë sa më shpejt: https://www.government.se/government-policy/migration-and-asylum/information-on-visas/
Ndiqni lajmet rreth Këshillit Ministror në Twitter përmes adresave dhe thurjeve të mëposhtme: @OSCE, @SwedeninATOSCE dhe #OSCEMC2021, apo edhe përmes faqes së Këshillit Ministror duke klikuar në këtë link.