Redaksia e lajmeve
News and press releases
Lajme dhe deklarata për shtyp nga veprimtaritë globale të OSBE-së
Luftimi i trafikimit të paligjshëm të armëve dhe kontrabanda e emigrantëve në fokusin e evenimentit rajonal të nivelit të lartë të mbajtur në Shkup
Publishing date: 5 nëntor 2024
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Kontrolli i armëve, Menaxhimi i kufijve, Policimi
SHKUP, 5 nëntor 2024- Krimi i organizuar parqet një kërcënim urgjent në Evropën Juglindore, ku trafikimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe kontrabanda me emigrantët rrezikojnë sigurinë rajonale dhe globale. Për t’u kundërvënë këtyre çështjeve dhe për të nxitur aksion të koordinuar në mbarë rajonin, Misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me EU4FAST, organizon një Konferencë të nivelit të lartë të bashkëpunimit midis policisë dhe doganave që mbahet në Shkup nga 5 deri më 7 nëntor.
Qendra e re rajonale: Revolucion në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit
Publishing date: 30 shtator 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
Në kontekstin e sfidave të përhershme të sigurisë në Evropën Juglindore, u arrit një moment i rëndësishëm në luftën kundër kërcënimeve transnacionale. Sot, Misioni i OSBE-së në Shkup hapi Qendrën rajonale moderne të certifikimit dhe trajnimit të K9 në Gjorçe Petrov, një hap qenësor në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit në rajon. Qendra do të shërbejë si vend për trajnim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim rajonal. Kjo është më shumë se vetëm avancim – kjo qendër përfshinë hapësira të reja për K9 dhe përmirësim në kushtet e objekteve ekzistuese. Mobiliteti i ekipeve të K9 është rritur gjithashtu me donacionin e 14 makinave të specializuara dhe 3 rimorkio, duke mundësuar që policia të përgjigjet në mënyrë më të shpejtë dhe efikase në tërë rajonin. Hapja solemne e Qendrës shënon fillimin e epokës së re të efikasitetit operativ dhe bashkëpunimit, me efekte afatgjate mbi sigurinë rajonale, aftësitë e zbatimit të ligjit dhe partneritetin. Mbi përpjekjet për të rritur kapacitetet e AVL-ve për detektim Rritja e kapaciteteve detektuese është pjesë e projektit jashtë-buxhetor të Misionit, "Ndihma autoriteteve kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe të keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (ALV)". I financuar nga Belgjika, BE, Franca, Gjermania, Norvegjia, Sllovakia dhe SHBA, projekti ka arritur progres të konsiderueshëm në rritjen e kapaciteteve të detektimit të Njësisë së qenve të policisë në vend. Mësoni më shumë rreth projektit të AVL-ve këtu.
Konkurs në shkrimin e eseve
Publishing date: 16 shtator 2024
I hapur për: studentët në studimet diplomike dhe post-diplomike të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, Universitetit Goce Delçev në Shtip, Universitetit Shën Kliment Ohridski në Manastir dhe Universitetit të Evropës Jug-Lindore. Data e fundit për dorëzimin e eseve: 15 nëntor 2024 Shpërblime: tre esetë më të mira do të marrin vauçerë për pajisje të TI-së (teknologjisë informative). Projekti për “Përforcimin e sundimit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut III”, ka për qëllim që të zhvillojë sundimin e së drejtës duke zbatuar standardet ndërkombëtare si dhe zotimet e OSBE-së në fushën e gjyqësorit dhe të drejtave themelore, në të njëjtën linjë si dhe prioritetet strategjike të Maqedonisë së Veriut. Ky projekt synon të përballet me sfida të ndryshme të fushës së pavarësisë së gjyqësorit dhe paanshmërisë, të së drejtës penale, luftës kundër korrupsionit, luftës kundër diskriminimit, barazisë gjinore dhe të drejtave themelore në Maqedoninë e Veriut, ashtu si janë identifikuar në dokumentet e ndryshme politike të qeverisë dhe hulumtimet e ekspertëve ndërkombëtar. Pas përfundimit me sukses të ligjeratave për luftën kundër korrupsionit, të organizuar në bashkëpunim me katër Universitetet vendore (Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, Universiteti Goce Delçev në Shtip, Universiteti Shën Kliment Ohridski në Manastir dhe Universiteti të Evropës Jug-Lindore) nga entuziazmi i shprehur i studentëve si dhe për inkurajimin për angazhim të mëtutjeshëm të tyre në lufteë kundër korrupsionit, Misioni i OSBE-së në Shkup organizon një garë në shkrimin e eseve për studentët. Kjo garë rrjedh si rezultat i entuziazmit të studentëve të cilët morën pjesë në këtë aktivitet të ligjëratave (master klasëve) për luftën kundër korrupsionit, gjatë së cilave studentëve ju ofruan ligjerata frymëzuese nga profesionistë të spikatur në fushën e luftës kundër korrupsionit, si dhe akademikë, ashtu edhe aktivistë. Autorët e tre eseve më të mira do të fitojnë vauçerë për blerjen e pajisjeve të TI-së (teknologji informative). Ky konkurs do të jetë i hapur deri më 15 nëntor 2024. Esetë duhet të paraqesin një kuptim të plotë bazuar në kuptimin faktik të natyrës komplekse të korrupsionit dhe gjithashtu duhet të japin ide reale se si të zvogëlohet korrupsioni. Autorët duhet të japin një ose disa argumente në lidhje me temën e zgjedhur për analizë dhe duhet të shpjegohet dhe përforcohet me disa burime të literaturës së besueshme nga ana akademike, ligjore ose politike. Rrjedhimisht, autorët janë të inkurajuar që të paraqesin mendimin e tare por gjithashtu duhet të jenë të sigurte që ky mendim është i bazuar në dëshmi të besueshme dhe bindëse. Esetë duhet të shkruhen në mënyre që të jenë mirë të strukturuar, të qartë e me përdorimin e gjuhës së përshtatshme. Esetë duhet të bazohen në një nga këto tema të përgjithshme: Korrupsioni dhe rinia Korrupsioni dhe zgjedhjet/financimi i partive politike Aspektet penale të korrupsionit Korrupsioni dhe gjinia Këto tema shërbejnë si një drejtim i përgjithshëm dhe autorët duhet të jenë të lirë të zhvillojnë esetë e tyre në mënyrë më specifike përderisa qëndrojnë në vijë me një nga katër temat e përgjithshme. Esetë do të vlerësohen nga ana e një komisioni të përbërë nga tre profesorë, të cilët do t’i vlerësojnë esetë në bazë të kritereve si në vijim: Tema e esesë dhe relevanca (maks. 25 pikë) Kreativiteti dhe origjinaliteti i argumenteve dhe zgjedhjeve të propozuara (maks.25 pikë) Argumentimi dhe përdorimi i dëshmive dhe burimeve (maks.25 pikë) Gjuha, struktura dhe qartësia (maks.25 pikë) Esetë duhet të shkruhen në gjuhën angleze, duke përdorur Times New Roman, në madhësinë e fontit 12 dhe zbrazëtirë brenda rreshtave prej 1.5 dhe duhet të jenë të gjatë rreth 1400 dhe 1600 fjalë (rreth 3 faqe). Esetë më të gjata nuk do të merren parasysh. Esetë duhet të jenë punë origjinale e autorëve. Çdo shenjë e plagjiaturës (përfshirë këtu edhe përdorimin e Chat GPT) do të sanksionohet me diskualifikim nga kjo garë. INFO SESION Për studentët e interesuar, Misioni i OSBE-së në Shkup, një javë para afatit të dorëzimit të eseve do të organizojë një sesion informativ, me udhëzime më të detajuara për të përgatitur një ese më të mirë. Për të marrë informata më të hollësishme në lidhje me orën dhe datën e saktë të këtij sesioni, si dhe zoom linkun, dërgoni në e-mail me të dhënat tuaja deri tek [email protected]. Procesi i aplikimit Udhëzimet për konkursin e eseve janë të qasshme edhe në gjuhën angleze dhe gjuhën maqedonase. Autorët duhet të dërgojnë esetë e tyre ne e-mail te [email protected] deri më 15 nëntor 2024 si një dokument i bashkangjitur në PDF. Me qëllim të lehtësimit në procesin e vlerësimit anonim, autorët duhet të theksojnë emrin dhe mbiemrin e tyre të plotë në tekstin e e-mailit, por jo të vendosin emrin e tyre në dokumentin PDF.
Misioni i OSBE-së në Shkup publikon gjetjet dhe rekomandimet mbi rininë dhe sigurinë në Maqedoninë e Veriut
Publishing date: 2 shtator 2024
Shkup, shtator 2024 – Misioni i OSBE-së në Shkup ka publikuar hulumtimin gjithëpërfshirës mbi “Rinia dhe Siguria: Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Maqedoninë e Veriut” duke hedhur dritë mbi shqetësimet, perceptimet, sfidat dhe pritjet të rinisë në vend në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen. Hulumtimi shpalosë njohuri të rëndësishme për politikëbërësit, institucionet relevante në të gjitha nivelet, edukatorët, dhe organizatat e shoqërisë civile dhe sugjeron kornizë dhe rrugë konstruktive për zhvillim më të avancuar të politikave dhe implementimin e tyre. Gjithashtu nënvizon rëndësinë e qasjes bashkëpunuese për të adresuar çështjet dhe shqetësimet të identifikuara përmes intervenimeve të synuara me synim të përfshirjes më të madhe të të rinjve në zhvillimin e politikave të bazuara në dëshmi në nivel lokal dhe atë kombëtar. Bashkëpunimi midis palëve të përfshira është thelbësor për të siguruar mjedis më të informuar, angazhuar dhe të sigurt për rininë në mbarë rajonin. Hulumtimi u zhvillua në mbarë vendin në shtator dhe tetor të vitit 2023, përmes 1,235 sondazheve telefonike duke synuar të anketuarit të moshës 15 deri më 29 vjeç, si dhe fokus gupet dhe intervistat e palëve të interesuara. Analiza ngërthen një spektër të gjerë të shqetësimeve dhe përvojave në këto sfera kyçe: 1. Perceptimi i rinisë mbi sigurinë aktuale dhe nivelet e sigurisë dhe pritjet për pesë vitet e ardhshme. Numri më i madh i të anketuarve (54%) e konsiderojnë shtetin pjesërisht të sigurt ose tërësisht të sigurt, por ka dhe 17% të të rinjve të cilët mendojnë se ky shtet nuk është vend i sigurt. Më shumë se një e katërta (27%) mendon se situata do të përkeqësohet. Veçanërisht, vajzat e reja raportojnë se ndjehen më pak të sigurta në dallim me bashkëmoshatarët e tyre djem, dhe pabarazitë rajonale janë të dukshëm, posaçërisht në rajonin verilindor. 2. Njohuria dhe pjesëmarrja e rinisë në Proceset Paqësore formale dhe joformale: Studimi zbulon dituri dhe njohuri shumë të ulët konceptuale të ndërtimit të paqes, me vetëm 26% të të anketuarve që e kuptojnë këtë koncept, dhe 87% pa ndonjë njohuri të aktiviteteve të sigurisë për ndërtimin e paqes nga ana e autoriteteve. Angazhimi në nismat e paqes dhe sigurisë duket se është në nivel të ulët, me 6% të të rinjve të cilët në mënyrë aktive kanë marr pjesë në aktivitete të këtij lloji gjatë vitit të kaluar. Duhet cekur nevojën e theksuar për ndërgjegjësim dhe përfshirje më të madhe të rinisë në përpjekjet për ndërtimin e paqes. 3. Niveli i ndërgjegjësimit të rinisë për Luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit dhe qëndrimet ndaj riintegrimi: Përderisa 53% e të anketuarve nuk e perceptojnë radikalizimin si çështje të rëndësishme në komunitetet e tyre, 38% shprehin shqetësimet lidhur me prezencën e të njëjtit. Motivuesit kryesor të radikalizimit të identifikuar përfshijnë faktorët politik, pabarazitë ekonomike dhe religjionin. Madje, duket se ka hezitim të theksuar tek të rinjtë për të mbështetur riintegrimin e ekstremistëve të mëparshëm, me 43% hezitim për mbështetjen e risocializimit të individëve të dënuar. 4. Perceptimi dhe përvoja e rinisë me të gjitha format e dhunës: 59% e të anketuarve konsiderojnë se dhuna tek të rinjtë është “tërësisht prezentë”. Gati një nga pesë persona të rinj (18%) të përfshirë në këtë hulumtim kanë përjetuar apo dëshmuar dhunë ose të dyja. Djemtë e rinj duket se kanë përjetuar më shumë dhunë fizike, në krahasim me vajzat e reja (80% krahas 66%), përderisa vajzat e reja kanë përjetuar apo dëshmuar më tepër dhunë verbale në krahasim me djemtë e rinj (84% krahas 76%). Për më tepër, ky studim nxjerrë në pah një trend shqetësues të dhunës nëpër shkollat, ku 81% të të rinjve (të moshës 15-18) kanë raportuar përvojë apo dëshmi të dhunës në mjediset shkollore. 5. Ngacmimi kibernetikë: Gati gjysma e të të anketuarve (42%) në hulumtimin ndihen “të sigurt” ose “tërësisht të sigurt” kur përdorin internetin, përderisa 20% nuk ndihen ashtu. Një përqindje relativisht e madhe e të anketuarve (38%) ndihen “as të sigurt, e as të rrezikuar”. Kjo mund të sugjeroi se mund të nevojitet hulumtim i mëtutjeshëm mbi shkaqet për perceptimet e tilla, si dhe mundësisht, ndërgjegjësim plotësues mbi sigurinë kibernetike. 6. Përjashtimi dhe diskriminimi: Afër një e treta (31%) e të anketuarve kanë identifikuar përkatësinë etnike si motivi kryesor i diskriminimit dhe përjashtimit, ndjekur nga statusi ekonomik dhe përkatësia politike. Ndërkohë, 11% e të anketuarve kanë deklaruar të kenë përjetuar diskriminim personal. Vajzat e reja duket të kenë qenë subjekt i diskriminimit më shumë se djemtë e rinj, e njëjta vlen dhe për të rinjtë e komunitetit rom në krahasim me të rinjtë shqiptar dhe maqedonas. Hulumtimi shfaq një zbrazëti të rëndësishme në përfshirjen e rinisë në proceset vendimmarrëse në nivelet lokale dhe institucionale. 7. Besimi tek autoritetet dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Besimi tek institucionet duket të jetë përgjithësisht i ulët, ku qeveria dhe liderët politik kanë fituar vlerësim veçanërisht të dobët. Besim më të lartë duket se gëzojnë Policia, liderët fetar, dhe organizatat e shoqërisë civile. Rinia duket se ka vlerësim të ndarë mbi nivelin e besimit tek personat nga përkatësitë e ndryshme etnike, ku 57% kanë shprehur në përgjithësi besim të kufizuar në personat me përkatësi të ndryshme etnike, dhe 43% janë shprehur se ju besojnë atyre. Megjithatë, vlerësimi i përgjithshëm i marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërmjet komuniteteve është më pak përçarës, ku 46% e kanë vlerësuar si “as keq, e as mirë” dhe 41% me mirë. Për qasje në tërë hulumtimin, ju lutemi vizitoni linkun më poshtë. Perceptimet, qëndrimet dhe sfidat e të rinjve në Мaqedoninë e Veriut- Hulumtim për të rinjtë dhe sigurinë | OSCE Perceptions, views and challenges of young people in North Macedonia- Research on Youth and Security | OSCE Перцепции, ставови и предизвици на младите во Северна Македонија- Истражување за млади и безбедност | OSCE
Ndihma e Parë për Qentë e Policisë
Publishing date: 24 qershor 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Kontrolli i armëve, Menaxhimi i kufijve, Policimi
Ashtu si kolegët e tyre që janë njerëz, qentë e shërbimit rrezikojnë jetën e tyre në operacionet e policisë dhe kërkojnë ndihmën e parë të menjëhershme kur lëndohen. Përgjigjet e shpejta nga mbajtësit e tyre mund të bëjnë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes për këto kafshë të mirë trajnuara dhe besnike. Programi i parë Rajonal i Trajnimit për Kujdesin dhe Ndihmën e Parë të Qenve në Detyrë fillon sot. Kjo nismë mbledh së bashku mbajtës të qenve të policisë dhe ekspertë nga pesë juridiksione për të rritur aftësitë e tyre në trajtimin e qenve, kujdesin për qentë dhe ndihmën e parë. Pjesëmarrësit do të marrin trajnim praktik nga ekspertët e Shoqatës Federale Gjermane të shpëtimit të qenve, një nga organizatat më me përvojë dhe më të mëdha të qenve të kërkimit dhe shpëtimit në Evropë. Interpretimi i gjuhës së trupit të qenve, ndihma e parë për qentë e lënduar dhe skenarë të tjerë real të trajnimit do të jenë temë e trajnimit 5-ditor, i cili do të zhvillohet në Qendrën e sapoformuar të trajnimit K9 në Gjorçe Petrov. I organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, trajnimi përfaqëson një komponent kyç të përpjekjeve të Misionit të OSBE-së për të rritur kapacitetet e K9 në vend dhe rajon. Programi do të përmirësojë bashkëpunimin në operacionet e qenve të policisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke i pajisur pjesëmarrësit me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të kryer në mënyrë efektive detyrat kritike si kontrolli kufitar, zbulimi i armëve të paligjshme dhe parandalimi i keqpërdorimit të tyre. Qendra e re rajonale e trajnimit të K9 dhe certifikimit të teknologjisë së re, e krijuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, mund të strehojë deri në 40 qen shërbimi. Ai përputhet me standardet më të larta në mirëqenien e kafshëve, parandalimin e sëmundjeve, praktikat profesionale të trajtimit të qenve dhe mirëmbajtjen e standardeve të duhura të strehimit.
Konkurs komik: Jepi një shans përfshirjes!
Publishing date: 20 maj 2024
Content type: News
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Rinia, Toleranca dhe mosdiskriminimi
Më shumë se 250 artist të rinj komik garuan për një vend në katalogun dhe ekspozitën e Qendrës komike e cila do të mbahet këtë verë, që synon të krijojë komikë që promovojnë mirëkuptim ndëretnik në Maqedoninë e Veriut. Përmes partneritetit me organizatat e shoqërisë civile në vend (OSHC), siç është Qendra komike, Misioni i OSBE-së në Shkup avancon nismat e shtytura nga komuniteti për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Fondi i Arteve Ndërkulturore Rinore (FANR) i Misionit, komponentë i projektit “Ndërtojmë Ura të Reja”, fuqizon të rinjtë me prejardhje të ndryshme etnike për të luftuar diskriminimin përmes shprehjes artistike. Me përmbylljen e thirrjes së tretë për aplikacione për grantet e FANR nga ana e OSHC-ve këtë muaj, Misioni pretë të punojë ngushtë me organizatat e përzgjedhura. Një fitues i dukshëm i grantit të FANR është Qendra komike nga Velesi dhe projekti i tyre "Gjithçka që po themi është t’i japim një shans përfshirjes!". Përmes punëtorisë arsimore katërditore të zhvilluar në prill në fshatin Nezhilovo, dymbëdhjetë të rinj të talentuar me prejardhje të ndryshme etnike dhe gjeografike i rafinuan aftësitë e tyre nën drejtimin e mentorëve me përvojë. Punëtoria komike eksploroi tema të miqësisë që kapërcejnë kufijtë kulturorë. Kontributet e përzgjedhura nga punëtoria do të publikohen në një katalog komik, me plan të mbajtjes së pesë ekspozitave në të gjithë vendin për të paraqitur talentet e artistëve të rinj. Qendra komike, e themeluar në vitin 2011 nga një grup i artistëve të pasionuar komik nga Velesi, ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e komikëve nga Maqedonia e Veriut si brenda dhe jashtë vendit. Përzgjedhja e tyre për të fituar grantin e FARN nënvizon përkushtimin e tyre për të përdorur artin si mjet për ndryshim shoqëror. OSHC-të të tjera që marrin pjesë në nismën “Ndërtojmë Ura të Reja” punojnë me produksione teatrore, podkaste, murale, filma, vallëzime tradicionale, dhe grupe muzikore. Çdo projekt kontribuon për objektivën e Misionit për të nxitur dialogun dhe kohezionin social midis komuniteteve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.
Sistem i ri me përdorimin e lazerit për parandalimin e përdorimit të paligjshëm të armëve
Publishing date: 18 mars 2024
Content type: Komunikatat për shtyp
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
SHKUP, 14 mars 2024 –Prezantimi i një sistemi të ri për menaxhimin e armëve të zjarrit të çaktivizuara, i mundësuar nga donacionet e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, do të ndihmojë në parandalimin e keqpërdorimit të armëve dhe përmirësojë sigurinë në tërë Maqedoninë e Veriut.