Prezenca e OSBE-së në Shqipëri u paraqet prokurorëve manualin “Roli drejtues i prokurorit”
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri paraqiti një manual për rolin drejtues të prokurorit, në një takim online me drejtuesit e prokurorive të rretheve gjyqësore nga mbarë vendi, më 20 prill 2021.
Manuali, i cili do të vihet në dispozicion të të gjithë prokurorëve, është një mjet praktik, që do t’i ndihmojë prokurorët në menaxhimin e punës së përditshme dhe të ngarkesës së çështjeve, si edhe do të lehtësojë rolin e tyre si drejtues të hetimeve. Ai mbështetet në gjetjet e një analize sistemi, e cila shërbeu për të informuar më mirë veprimtaritë e mëtejshme të Prezencës në mbështetje të sistemit të prokurorisë në vend. Një nga gjetjet kryesore të analizës ishte nevoja për të forcuar rolin drejtues të prokurorit, gjë që trajtohet nga ky manual.
Gjatë viteve të fundit, Prezenca e OSBE-së është angazhuar në fushën e prokurorisë, edhe në kuadër të ndryshimeve që solli reforma në drejtësi në këtë sistem.
Manuali “Roli drejtues i prokurorit” gjendet në https://www.osce.org/sq/presence-in-albania/483995