Materiale
Mesazhet e Strasburgut për Shkupin – Udhërrëfyes për masat e përgjithshme lidhur me ekzekutimin e aktgjykimeve të gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut sa u përket lëndëve të Maqedonisë së Veriut
Publikimi u zhvillua në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë. Ai analizon masat e përgjithshme të përmbarimit dhe vlerëson situatën aktuale lidhur me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në rastet kundër Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu identifikon ndryshimet, të cilat janë bërë ose akoma pritet të bëhen si pjesë e procesit të ekzekutimit të këtyre vendimeve, duke zbuluar sfidat kryesore në praktikë.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.