Misioni i OSBE-së në Shkup promovon hulumtimet mbi faktorët e stresit që prekin gratë police në punë
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe alumnit të programit për mentorimin e grave në polici të mbështetur nga OSBE, Misioni i OSBE-së në Shkup organizoi një diskutim për njohjen dhe tejkalimin e simptomave të stresit të grave punonjëse në polici.
Hulumtimet tregojnë se punonjëset e policisë përballen me stres edhe më të madh se kolegët e tyre meshkuj për shkak të komenteve negative publike nga qytetarët, nevojës së vazhdueshme për të dëshmuar veten në punë dhe nevojës për të balancuar përgjegjësitë e tyre si punonjëse, bashkëshorte dhe nëna. Ndihma punonjëseve femra për të përballuar stresin e lidhur me punën është thelbësore për t'i mbajtur ato në profesion.
“Së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ne në Misionin e OSBE-së në Shkup punojmë për të mbështetur gratë në polici, për t'u siguruar që ato të avancojnë në radhët, të mbeten në profesion dhe të kontribuojnë për sigurinë dhe rendin publik. Unë besoj se praktikat e drejta të rekrutimit, ofertat arsimore, duke përfshirë mënyrën se si të përballemi me stresin, kushtet e forta të punës dhe dixhitalizimi do të ndihmojnë në nxitjen e ndryshimit, tërheqjen dhe mbajtjen e më shumë grave në polici si profesion i dominuar nga meshkujt”, tha Shefi i Misionit tonë, Ambasadori Klemens Koja, gjatë debatit.
“Shoqëria lëvizë përpara vetëm me gra dhe vajza të emancipuara, të forta ekonomikisht dhe të pavarura dhe ne zotohemi se do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim. Vetëm kështu me përpjekje të përbashkëta dhe pjesëmarrje në proceset përkatëse do ta forcojmë shoqërinë e barabartë për të gjithë”, shtoi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
“Ne si shtet progresiv që synojmë barazinë gjinore vazhdimisht punojmë për të tërhequr më shumë gra në profesionin e policisë. Për të arritur rezultate, ne vazhdojmë të eliminojmë barrierat që ndalojnë gratë të bashkohen policisë. Rezultatet tashmë janë të dukshme dhe puna në këtë drejtim mbetet një nga prioritetet kryesore për ne”, përfundoi Magdalena Nestorovska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.