Misioni i OSBE-së ndihmon RTK-në ta përmirësojë transmetimin për komunitetet
Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi një punëtori rreth cilësisë së programit për drejtorët, redaktorët dhe gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) më 24 dhe 25 Mars 2012 në Prevallë. Qëllimi i punëtorisë ishte të analizojë programin aktual të ofruar në gjuhët serbe, boshnjake, turke dhe rome, ndërsa u dhanë rekomandime për përmirësimin e tij.
Rekomandimet bëjnë thirrje për më tepër lajme që adresojnë tema specifike të komuniteteve, rritje të bashkëpunimit dhe shkëmbim të storieve ndërmjet RTK-së dhe televizioneve lokale dhe përditësim të materialeve arkivore, grafikave televizive dhe faqes së RTK-së në internet.
Në kuadër të punëtorisë është mbajtur edhe një trajnim rreth zhvillimit të storieve televizive, produksionit dhe vendimmarrjen editoriale.
Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me demokratizimin dhe mbrojtjen e promovimin e të drejtave të njeriut. Misioni ndihmon RTK-në në zhvillimin dhe përmirësimin e programeve në gjuhët serbe, boshnjake, turke dhe rome, përfshirë debate televizive dhe dokumentarë të shkurtër.