OSBE prezanton raport mbi respektimin e të drejtave gjuhësore nga komunat e Kosovës
PRISHTINË, 20 qershor 2014 – Misioni i OSBE-së do të prezantoj një raport rreth përputhshmërisë së komunave në Kosovë me të drejtat gjuhësore gjatë një konference që do të mbahet të hënën në Pejë.
Raporti vlerëson deri në çfarë mase komunat e zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke përshirë edhe ofrimin e shërbimeve në shumë gjuhë.
Shqipe Hajredini, nga Departamenti për Komunitete i Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe Slaviša Mladenović, Komisioneri për Gjuhët, do të flasin në këtë ngjarje.
Ftohen përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në konferencë të hënën me 23 qershor 2014 në Hotel Dukagjini në Pejë me fillim në ora 14:00.
Shënim për media:
Një ekspozitë me fotografi e financuar nga OSBE-ja për efektet negative të dëmtimit të shenjave rrugore dy-gjuhësore hapet të marten, me 24 qershor, në Qendrën Kulturore në Pejë në ora 13:30. Fotografitë janë bërë nga të rinjtë e komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovën perëndimore. Ftohen mediat të marrin pjesë në këtë ngjarje.