OSBE ndihmon komunat e Kosovës në hartimin e planeve për banim social
Një punëtori tri-ditore për zyrtarë komunal me temë hartimin e planeve për banim social ka përfunduar me 4 qershor 2014 në Dragash.
Gjatë punëtorisë të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, 20 zyrtarë nga 13 komuna të Kosovës u njoftuan me hapat për përgatitjen dhe finalizimin e planeve komunale për banim social. Këto plane do t’ua mundësojnë institucioneve të nivelit qendror të kenë një pasqyrë më të qartë të shkallës së problemit të banimit social si dhe përfundimisht të hartojnë një strategji në nivel të Kosovës për ta trajtuar këtë problem.
Komunat kanë obligim ligjor për të hartuar plane tri-vjeçare për banim social.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt identifikimit të atyre që kanë më së shumti nevojë për këtë shërbim, dhe ngritjes më lartë në agjendë komunale të çështjes së banimit social,” tha Silke Nebenführ, nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Punëtoria është organizuar pas publikimit të raportit për banimin social në vitin 2013 nga Misioni i OSBE-së, i cili ka vënë në pah si sfida kryesore, në mes tjerash, mungesën e vlerësimit të nevojave për banim dhe planeve për banim social, si dhe mungesën e të dhënave të sakta dhe të detajuara për personat që kanë nevojë për banim social.
Misioni i OSBE-së ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillim e sektorit të sigurisë publike. Misioni promovon dhe avokon për gëzim të plotë të të drejtave pronësore edhe të banimit për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.