Nisma “Na ndiqni” promovohet në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë
Më 27 gusht 2015, gjatë Samitit për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Vjenë u promovua Nisma “Na ndiqni” mbi dialogun e grave të shquara nga Beogradi dhe Prishtina.
Prezantimi u organizua bashkërisht nga Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Ministria Federale e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme.
Ngjarja në fjalë theksoi rolin e OSBE-së në promovimin e ndërtimit të besimit ndërmjet shoqërive që kohë më parë ishin në konflikt dhe rolin specifik aktiv të grave në zgjidhjen e konflikteve. Ky është dhe thelbi i nismës “Na ndiqni”, i nisur nga Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë në vitin 2012.
Pjesëmarrës në ngjarje ishin zyrtarë të lartë pjesë e Procesit të Berlinit, delegacione të Shteteve Pjesëmarrëse të OSBE-së, organizata të shoqërisë civile, botës akademike dhe mediave.
Pas shfaqjes së dokumentarit të titulluar “Na ndiqni”, pjesëmarrësit diskutuan për mundësinë e një forumi të dialogut për të promovuar ndërtimin e besimit dhe pajtimit.