Materiale
Roli i gjinisë në parandalimin dhe kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çon në terrorizëm - Praktikat e mira në zbatimin e ligjit
Ky udhëzues është krijuar për të orientuar aktorët në fushën e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, duke përfshirë edhe politikëbërësit, për të kuptuar më mirë dinamikat gjinore të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çon në terrorizëm. Ky publikim ka për qëllim mbështetjen dhe rritjen e reagimeve dhe politikave me ndjeshmëri gjinore, si dhe reflektimin e angazhimit të OSBE-së për integrimin gjinor si një pjesë e pandashme e parandalimit dhe kundërvënies ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çon në terrorizëm. Ky udhëzues është një prej serive të udhëzuesve të prodhuar nga Njësia e Veprimit kundër Terrorizimit (NjVT) në Departamentin e Kërcënimeve Ndërkombëtare të Sekretariatit të OSBE-së.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.