Materiale
Roli i shoqërisë civile për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm në Evropën Juglindore
Udhëzuesi i ri i OSBE-së: “Roli i shoqërisë civile për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm në Evropën Juglindore”, është i pari në serinë e botimeve të Departamentit të Kërcënimieve Ndërkombëtare (TNTD)/ Njësia e Masave kundër Terrorizmit. Ai ofron udhëzime praktike dhe informacione të dobishme për politikëbërësit dhe profesionistët që punojnë për të çuar përpara nismat e shoqërisë civile në kuadrin e P/CVERLT-së në rajonin e Evropës Juglindore. Për vendet e Azisë Qendrore do të botohet një variant i ri në fillim të vitit 2019.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.