Publications
Thirrje për aplikim: Trajnim ‘Raportimi i Gjykimit të Simuluar’ për gazetarë dhe studentë të juridikut
Publishing date: 31 tetor 2024
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Mirëqeverisja, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Trajnimi ‘Raportimi i Gjykimit të Simuluar’ që organizohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për gazetarë të rinj dhe aspirantë si dhe studentë të juridikut nga mbarë Kosova ka për qëllim t’ju sigurojë atyre përvojë të dorës së parë në raportimin nga gjykata. Ata do udhëzohen për praktikat më të mira në marrjen e informacioneve dhe komunikimin me zyrtarët gjyqësor, dhe anasjelltas. Trajnimi do të pasohet nga një punëtori përmbyllëse, si platformë për të diskutuar mësimet e nxjerra nga trajnimi dhe për të formuluar konkluzione dhe rekomandime.
Thirrje për aplikime: Kampi i punës shtigje të trashëgimisë kulturore
Publishing date: 8 tetor 2024
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë fton studentët e universiteteve nga komunitete të ndryshme që të aplikojnë në kampin pesë-ditor për të rinjë në fushën e trashëgimisë kulturore, me fokus në shtigjet e trashëgimisë kulturore. Ky kamp, i udhëhequr nga një ekspert ndërkombëtar, do të mbahet nga data 11-15 nëntor 2024 dhe do të ofrojë përvojë praktike në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Që nga viti 2018, këto kampe u kanë ofruar të rinjve mundësi unike për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore. Për të qenë pjesë e kësaj eksperience, aplikoni deri më 20 tetor 2024.
Udhëzues për zyrtarët komunalë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike
Publishing date: 9 shtator 2024
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut, Mirëqeverisja
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Udhëzuesi për zyrtarët komunalë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike u dedikohet zyrtarëve komunalë përgjegjës për çështje lidhur me qasjen në dokumente publike, mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave personale. Ne vitin 2023, OSBE-ja ne bashkëpunim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi, filloi iniciativën për ngritjen e kapaciteteve të këtyre zyrtarëve komunal nëpërmjet organizmit të punëtorive rajonale që rezultuan me këtë udhëzues.
Monitori i të drejtave pronësore- Edicioni i 10-të
Publishing date: 12 gusht 2024
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Monitori i të Drejtave Pronësore është publikim gjashtëmujor i vrojtimeve të monitorimit të OSBE-së në tërë Kosoven dhe ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të gjendjes në terren mbi të drejtat pronësore dhe banesore të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe personave të zhvendosur.
Raport nga monitorimi i gjykimeve të rasteve të dhunës në familje në Kosovë
Publishing date: 2 korrik 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Barazia gjinore, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport synon të ofrojë vlerësim objektiv dhe aktual, të bazuar në fakte, të trajtimit të rasteve të dhunës në familje nga gjykatat e Kosovës, bazuar në analizën e rasteve të monitoruara drejtpërsëdrejti nga ana e monitoruesve të gjykimeve të OSBE-së si dhe parashtresat ligjore e vendimet gjyqësore për periudhën kohore 1 janar- 1 dhjetor 2023.
Fakte: Raporti mbi Monitorimin e Proceseve Gjyqësore në Ballkanin Perëndimor- Kosovë
Publishing date: 5 qershor 2024
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Raporti mbi Monitorimin e Proceseve Gjyqësore në Ballkanin Perëndimor
Publishing date: 4 qershor 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport i nxjerr në pah problemet sistematike që i hasin sistemet gjyqësore në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duke filluar nga mungesa e burimeve dhe llogaridhënies, pengesat mund të duken shqetësuese. Në vend që thjesht t’i katalogojë problemet, raporti e përshkruan shtegun për adresimin e tyre përmes analizave të bazuara në prova dhe rekomandime të zbatueshme.
Vlerësim i banimit social dhe i ndërtimit të objekteve për banim social në Kosovë 2018-2023
Publishing date: 16 maj 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Në këtë raport Misioni i OSBE-së në Kosovë paraqet një vlerësim të pajtueshmërisë së institucioneve të Kosovës me obligimet e tyre ligjore për të ofruar banim adekuat, si dhe vlerëson përpjekjet për t'u ofruar banim komuniteteve në pozitë të cenueshme.
Fakte: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publishing date: 14 maj 2024
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së punon për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, për promovimin e qeverisjes së mirë dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë publike në Kosovë. I themeluar në vitin 1999, ky është Misioni më i madh i OSBE-së.
Politika ndëshkimore në rastet e posedimit të paligjshëm të armëve
Publishing date: 15 prill 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport ofron analizë të të dhënave nga rastet e posedimit të paligjshëm të armëve të mbledhura nga programi i monitorimit të gjykimeve të Misionit të OSBE-së në Kosovë nga muaji dhjetor 2020 deri në gusht 2023 dhe vlerëson praktikat e dënimit gjyqësor për pajtueshmërinë me gjykimin e drejtë dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë për dënime të drejta dhe të qëndrueshme.