Materiale
Udhëzues për zyrtarët komunalë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike
Udhëzuesi për zyrtarët komunalë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike u dedikohet zyrtarëve komunalë përgjegjës për çështje lidhur me qasjen në dokumente publike, mbrojtjen dhe përpunimin e të dhënave personale. Ne vitin 2023, OSBE-ja ne bashkëpunim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi, filloi iniciativën për ngritjen e kapaciteteve të këtyre zyrtarëve komunal nëpërmjet organizmit të punëtorive rajonale që rezultuan me këtë udhëzues.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.