Prezenca e OSBE-së fuqizon këshilltaret e reja në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë, përmes Programit të Ekselencës së Grave në Nivel Vendor
Rreth 45 këshilltare nga qarqet e Vlorës, Shkodrës dhe Tiranës morën pjesë në tri sesione informuese të posaçme të organizuara nga Prezenca e OSBE-së, si pjesë e Programit të Ekselencës së Grave në Nivel Vendor #WoMEP, gjatë dy javëve të para të dhjetorit 2023.
Objektivi parësor i këtyre veprimtarive ishte forcimi i efikasitetit të grave këshilltare të sapozgjedhura. Duke i pajisur ato me mjetet e nevojshme, seancat informuese synuan t'i fuqizojnë përfaqësueset vendore, duke u mundësuar atyre të shkëlqejnë në rolet e tyre. Pjesëmarrëset u angazhuan në mënyrë aktive në diskutime për të identifikuar nevojat dhe pritshmëritë e tyre, duke kontribuar në planifikimin strategjik të aktiviteteve të WoMEP-it për vitin 2024. Gratë këshilltare, gjithashtu, u thelluan në përcaktimin e përparësive zhvillimore për qeverinë vendore dhe kuptimin e ndërlikimeve të buxheteve vendore dhe politikave fiskale.
Që nga viti 2020, WoMEP qëndron si një nismë kryesore në përpjekjet e Prezencës për të nxitur barazinë gjinore në nivel vendor. Ky program novator është krijuar posaçërisht për të fuqizuar gratë këshilltare që shërbejnë në 61 këshillat bashkiakë të Shqipërisë, duke theksuar aspekte kritike si barazia gjinore, lidershipi dhe aftësitë menaxhuese. Qëllimi përfundimtar është të mbështesë dhe drejtojë gratë këshilltare, duke nxitur ndryshime të prekshme brenda këshillave bashkiakë.