Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it do të mbajnë konferencë për shtyp të enjten në Shkup
SHKUP, 30 Mars 2016 – Me rastin e hapjes zyrtare të misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të dërguar nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, të planifikuara për 5 qershor, misioni do të mbajë konferencë për shtyp të enjten në Shkup.
Ambasadori Jan Petersen, Kreu i misionit të OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve, do të prezantojë rolin e misionit dhe aktivitetet e tij të ardhshme. Vendosja e misionit vjen si përgjigje ndaj ftesës së bërë nga autoritetet.
Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it dhe Misioni i OSBE-së në Shkup veprojnë në mënyrë të ndarë dhe të pavarur sipas mandateve specifike të tyre.
Gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë në konferencën për shtyp në orën 14:00, e enjte, 31 mars, në Sallën e Kongreseve 2 në Hotelin Aleksandar Palace, Bulevardi 8 Shtatori, nr. 15, 1000 Shkup.
Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi kontaktoni Egor Tilpunov, Analist i Medias në misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve, në numrin +389 2 3222 558 (zyra në Shkup) ose në +389 72 422 746 (celular në Shkup), ose në adresën [email protected].
ose
Thomas Rymer, Zëdhënës i OSBE/ODIHR-it, në numrin +48 609 522 266 (celular-Varshavë), ose në adresën [email protected].