Manual Për Monitorimin e Medias nga Misionet e Vëzhgimit të Zgjedhjeve
Ky manual përfshin një sërë udhëzimesh për mbulimin e fushatave zgjedhore nga organet e mediave publike dhe private, sidomos nga mediat e shkruara dhe ato elektronike, por trajton, gjithashtu, edhe mediat që lidhen me internetin dhe mediat e tjera të reja. Manuali nuk ka për qëllim të ofrojë një katalog të hollësishëm të këtyre çështjeve, por të theksojë disa parime të përbashkëta, që janë të rëndësishme për vëzhguesit ndërkombëtarë në vlerësimin e proceseve zgjedhore nga këndvështrimi i medias.
Pjesa e fundit e këtij botimi përfshin disa informacione bazë mbi aspektet teknike të monitorimit të medias, duke shpjeguar rolin e veçantë të analistit të medias në misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve (MVZ-të). Megjithatë, ai nuk është konceptuar si një manual teknik, që përshkruan me hollësi çdo aspekt të kësaj detyre.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.