Materiale
Krimi i urrejtjes anti-myslimane
Brenda rajonit të OSBE-së, myslimanët dhe komunitetet e tyre janë pikësynim i retorikës e cila orvatet të stigmatizojë ata, t’i zhvlerësojë kontributet e tyre dhe ta mohojë përkatësinë e tyre në shoqëri. Nëse nuk kontrollohet, kjo atmosferë e jotolerancës mund të çojë drejt krimeve të urrejtjes anti-myslimane, duke përfshirë dhe sulmet fizike kundër atyre që dukshëm janë myslimanë, dhe drejt vandalizimit të dyqaneve, restoranteve dhe bizneseve të tjera në pronësi të myslimanëve. Krimet e këtilla shkaktojnë frikë në mesin e komuniteteve të synuara, duke detyruar kështu myslimanët të fshehin identitetin e tyre dhe të ndryshojnë rutinat e tyre. Vetëm një reagim i fuqishëm nga të gjithë vepruesit në shoqëri mund të sfidojë në mënyrë efektive diskriminimin, jotolerancën dhe krimet e urrejtjes kundër myslimanëve.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.