Materiale
Manualpër vëzhgimin efushatave zgjedhoredhe mjediseve politike
Fushatat zgjedhore janë pjesë shumë e rëndësishme e proceseve zgjedhore, ku kandidatët konkurrojnë për të marrë mbështetjen e votuesve. Gjatë fushatave zgjedhore, aktorët politikë u japin zgjedhësve energji, i gjallërojnë dhe i mobilizojnë, por njëkohësisht, në këto periudha, vihen në provë liritë themelore. Fushatat zgjedhore u japin mundësi të gjithë aktorëve zgjedhorë, përfshirë dhe autoritetet, partitë politike dhe votuesit, të tregojnë respekt për liritë themelore dhe të drejtat e njeriut.
Manuali mbështetet tek detyrimet dhe standardet ndërkombëtare përkatësepër zgjedhjet demokratike dhe përqendrohet veçanërisht tek angazhimet eOSBE-së dhe tek praktikat e mira ndërkombëtare. Qëllimi është të parashtrohetnjë paketë e përgjithshme elementesh që duhen marrë parasysh përvlerësimin e sfondit politik dhe të kushteve të nevojshme për zhvillimine fushatave zgjedhore të qenësishme dhe pluraliste.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.