Materiale
Doracak për vlerësimin e ndikimit të rregullativës mbi barazinë gjinore
Ky Doracak është një mjet praktik për vlerësimin e ndikimit të rregullativës dhe të politikave në nivelin qendror dhe lokal të qeverisjes dhe i njëjti synon të lehtësojë procesin e përfshirjes së perspektivës gjinore në vendimmarje.
Doracaku ofron informacion bazë dhe udhëzime praktike se si të vlerësohet ndikimi i barazisë gjinore në politikat, vendimet dhe rregulloret e miratuara. Metodologjia dhe mjetet praktike të paraqitura në këtë Doracak mund të zbatohen edhe për grupet e tjera vulnerabël të shoqërisë, si: personat me aftësi të kufizuara, grupet minoritare, etj.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.