Materiale
Vlerësimi i rreziqeve të korrupsionit në gjyqësor në Maqedoninë e Veriut
Vlerësimi i rreziqeve të korrupsioni në gjyqësor ofron një shqyrtim gjithëpërfshirës të rreziqeve të përditshme të korrupsionit që shpesh kalojnë pa u vënë re nga vendimmarrësit në gjykatat dhe prokuroritë publike në Maqedoninë e Veriut. Vlerësimi është kryer në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025, me mbështetjen e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, dhe në partneritet me Shoqatën e Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe Shoqatën e Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo përpjekje nismëtare synon të vlerësojë dhe rendisë rreziqet e korrupsionit në sistemin gjyqësor kombëtar, duke marrë parasysh si aspektet legjislative ashtu edhe ato praktike të zbatimit. Vlerësimi gjithashtu ka për synim të kontribuojë në hartimin e politikave të mirë informuara dhe një përgjigje efektive institucionale ndaj rreziqeve të identifikuara të korrupsionit në gjyqësor. Verzioni shqip fillon nga faqja 95.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.