Materiale
Raport nga hulumtimi i perceptimit të formave gjinore të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut - Sektorët Arsim i lartë dhe Administratë publike
Ky publikim paraqet gjetjet e dy anketave të reja të kryera në vitin 2022, duke eksploruar situatën me zhvatjen seksuale si formë specifike gjinore e korrupsionit në sektorët e arsimit të lartë dhe administratës publike në Maqedoninë e Veriut. Këto të dhëna empirike do të kontribuojnë në diskutimin e politikave dhe të rrisin ndërgjegjësimin e politikëbërësve për nevojën e institucionalizimit dhe kriminalizimit të formave gjinore të korrupsionit në legjislacionin kombëtar.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.