Materiale
Ekzekutimi i aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut – mekanizmi i Këshillit të Evropës dhe konteksti institucional kombëtar
Publikimi u zhvillua në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë. I njejti ofron një pasqyrë të përgjithshme të procesit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ): shpjegon rolin e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës; shtjellon të ashtuquajturat masa të përgjithshme dhe individuale të ekzekutimit dhe rishikon kornizën ligjore vendase lidhur me ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.