Materiale
Aspektet gjinore të korrupsionit me theks te Republika e Maqedonisë së Veriut
Ky punim, i përgatitur nga Misioni i OSBE-së në Shkup, është përpjekje e parë për të diskutuar lidhjet midis korrupsionit dhe pabarazisë gjinore, duke e ndërlidhur me situatën në Maqedoninë e Veriut. Punimi i referohet kontekstit kombëtar dhe angazhimeve ndërkombëtare dhe të OSBE-së në fushën e qeverisjes demokratike dhe parandalimin e korrupsionit, formave specifike gjinore të korrupsionit, korrelacionit midis përfaqësimit të grave në jetën politike dhe nivelet e korrupsionit.
Ky dokument përfaqëson hap fillestar për të hapur një debat, duke e ngritur këtë temë në një nivel më të lartë vëmendjeje tek politikëbërësit, shoqëria civile dhe publiku i gjerë drejt njohjes, dokumentimit dhe institucionalizimit të formave gjinore të korrupsionit në legjislacionin kombëtar dhe, përfundimisht , të kontribuojë në zvogëlimin e ndikimit të korrupsionit tek gratë.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.