Materiale
Raporti i parë i përkohshëm për aktivitetet dhe rastet që janë në kompetencë të Prokurorisë speciale publike
Zyra e Prokurorisë Speciale (PSP) u krijua nga Parlamenti në shtator të vitit 2015, pas një marrëveshje politike të ndërmjetësuar nga BE për të kapërcyer krizën politike që u shfaq pas skandalit të përgjimit të vitit 2015. Ky raport është rezultat i vëzhgimit të gjykimeve nga ana e Misionit të OSBE-së në Shkup për rastet nën juridiksionin e PSP-së. Ky raport i përkohshëm fokusohet kryesisht në 20 rastet në të cilat PPS ka parashtruar aktakuzat sipas afatit të paraparë ligjor. Raporti ofron një pasqyrë faktike të akuzave në ato raste dhe i njëjti analizon zhvillimet relevante deri në konfirmimin e aktakuzave, me një theks të veçantë në masat parandaluese dhe polemikat lidhur me pranueshmërinë e përgjimeve. Përveç kësaj, ky raport përfshin informata lidhur me katër raste të ndjekura fillimisht nga Prokuroria themelore publike (PThP), dhe më pas të ndërmarra nga PPS, si dhe ofron një pasqyrë të informatave publike lidhur me hetimet e vazhdueshme të PPS.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.