Misioni i OSBE-së do të publikojë raportin e monitorimit të gjykimeve të rasteve të dhunës në familje në Kosovë
PRISHTINË, 1 korrik 2024 – Nesër, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë raportin se si gjykatat i kanë trajtuar rastet e dhunës në familje, me fokus në respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut për gjykimin e drejtë.
Raporti bazohet në analizën e 141 rasteve civile dhe penale të monitoruara nga Misioni në vitin 2023. Raporti ofron rekomandime praktike për të ndihmuar institucionet në adresimin e mangësive të identifikuara.
Në këtë ngjarje do të flasin Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, Ministrja e Drejtësisë dhe Koordinatorja nacionale për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore Albulena Haxhiu, Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj, Zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial të Kosovës Jehona Grantolli, pasuar nga seanca e pyetjeve dhe përgjigjeve.
Ftohen mediat që të marrin pjesë në këtë ngjarje e cila mbahet nesër (e martë, 2 korrik 2024), në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, me fillim në ora 10:00.