Materiale
Thirrje për aplikim: Akademia Lokale e Dialogut e OSBE-së për Gratë e Reja
![](https://www.osce.org/files/imagecache/20_medium/f/images/hires/1/5/484106.jpg?1618999829)
Edicioni i pestë i Akademisë Lokale të Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja (LDA) do të organizohet nga data 19 deri më 23 qershor 2023 në Istog. Akademia ofron një platformë për vajzat e reja për të kapërcyer barrierat në komunikim, për të zbërthyer stereotipet dhe për të krijuar një bazë për dialog përmes të mësuarit, stërvitjes dhe mentorimit nga bashkëmoshataret e diplomuara të akademisë. Ajo synon të forcojë komunikimin mes të rinjve nga komunitete të ndryshme, duke u fokusuar në çështjet e përbashkëta shqetësuese që lidhen me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në veçanti.
Për më shumë informata, shihni paketën informative. Dërgoni aplikacionin tuaj deri më 25 maj 2023 (ora 23:59) në [email protected]
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.