Materiale
Të drejtat trashëgimore të grave
Broshura “Të drejtat trashëgimore të grave” ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e opinionit publik, përfshirë gratë nga komunitetet rurale dhe institucioneve relevante lidhur me të drejtat trashëgimore të grave. Duke u bazuar në komentet e pranuara gjatë punëtorive të Misionit mbi të drejtat pronësore të grave më 2021 dhe 2022, Misioni ka përpiluar një sërë çështjesh të përbashkëta në zbatimin e të drejtave trashëgimore të grave. Kjo broshurë jep përgjigje për këto çështje, duke ofruar shpjegime për kuadrin ligjor në një mënyrë të thjeshtuar dhe të personalizuar, me ilustrime përmes rasteve shembuj në format të pyetjeve më të shpeshta, për t’i informuar gratë e prekura, familjarët dhe Organizatat e Shoqërisë Civile për veprimet që mund t’i marrin për t’i mbrojtur dhe zbatuar të drejtat trashëgimore të grave.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.