Materiale
E drejta për përfaqësim efektiv në procedurë penale dhe sistemi i caktimeve sipas detyrës zyrtare
Raporti i OSBE-së “E drejta për përfaqësim efektiv në procedurë penale dhe sistemi i caktimeve sipas detyrës zyrtare” ofron pasqyrim të standardeve të përfaqësimit të mbrojtjes në procedurë penale dhe të funksionimit të sistemit të caktimeve sipas detyrës zyrtare në Kosovë. Raporti mbulon periudhën 2020-2021 dhe përdorë anketat me praktikuesit ligjorë së bashku me gjetjet e OSBE-së nga monitorimi i gjykimeve, për të vlerësuar disa nga sfidat dhe barrierat për përfaqësimin efektiv të mbrojtjes në procedurë penale në Kosovë.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.