Misioni i OSBE-së lanson projektin rajonal të financuar nga BE për monitorimin gjyqësor të rasteve të krimit të organizuar dhe të korrupsionit në Kosovë
Misioni në Kosovë i OSBE-së dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizuan një ngjarje onlajn në 21 korrik 2021 për lansimin e projektin rajonal tre-vjeçar të financuar nga BE të titulluar "Mbështetja e administrimit më efektiv të drejtësisë në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes monitorimit gjyqësor”. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarë.
Projekti synon të forcojë sundimin e ligjit në Kosovë duke mbështetur procesimin efektiv të rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të dhëna të verifikueshme rreth administrimit të drejtësisë lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin do të sigurohen, përpunohen dhe analizohen me qëllim të përcaktimit të problemeve sistemike dhe adresimit të rekomandimeve. Rezultatet do të bëhen publike në fund të vitit 2023.
Ky projekt rajonal buron nga një marrëveshje e arritur në Samitin e Sofjes në 2018 për përfshirjen e monitorimit të gjykimeve në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Misioni i bashkohet operacioneve të tjera në terren të OSBE-së në Tiranë, Podgoricë, Sarajevë dhe Shkup për pjesëmarrje në projekt, në bashkërendim të ngushtë me Delegacionet e Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Misioni njohën rolin e rëndësishëm të shoqërisë civile dhe medias - të cilët janë hisedarë në këtë projekt - për sigurimin e mbikëqyrjes mbi punën e gjyqësorit dhe vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë drejt qëllimit të përbashkët të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
Më shumë hollësi rreth projektit gjenden në: https://www.osce.org/node/490442