Materiale
Ofruesit e parë të shërbimeve për viktima të dhunës në familje në Kosovë
Fletushka "Ofruesit e shërbimeve që janë pikë e parë e kontaktit për viktimat e dhunës në familje në Kosovë" është hartuar në përgjigje të gjetjeve të “Anketës për mirëqenien dhe sigurinë e grave në Kosovë” të realizuar nga OSBE, sipas së cilës 22% e grave kanë konsideruar se nuk janë të mirinformuara për atë që duhet bërë nëse përjetojnë dhunë, 29% janë deklaruar se janë të informuara deri diku dhe 12% nuk kanë pasur fare informata se çfarë duhet bërë. Fletushka shërben për ta informuar publikun e gjerë se çfarë të presë nga secili ofrues shërbimesh si pikë e parë e kontaktit dhe përmban një listë të shkurtër të informatave të kontaktit të gjithsecilit.
Pikëpamjet, opinionet, përfundimet dhe informacionet e tjera të shprehura në këtë dokument as nuk janë dhënë dhe as nuk mbështeten detyrimisht nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me përjashtim të rastit kur OSBE-ja është e përcaktuar qartë si Autorja e këtij dokumenti.