Misioni i OSBE-së trajnon studentët e Universitetit të Prishtinës për të drejtat pronësore
Nga 26 deri më 30 nëntor 2018, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbajtur një trajnim rreth standardeve ndërkombëtare dhe kornizës ligjore të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave pronësore për 145 studentë të juridikut në Universitetin e Prishtinës.
Studentët mësuan për konceptet e shpronësimit, tatimit në pronë, uzurpimit të paligjshëm, banimit social, planifikimit hapësinor dhe ndarjes së tokave. Ata u njoftuan edhe me rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve që punojnë në këto fusha.
“Punëtoria qe e dobishme për studentët tanë, pasi që përplotëson pjesën teorike që e studiojnë në Universitet me njohuritë praktike nga ekspertiza e OSBE-së,” tha Z. Haxhi Gashi, Dekan i Fakultetit Juridik.
Pas trajnimit, studentët duhet të kenë kuptuar më mirë funksionimin e institucioneve që merren me të drejtat pronësore, por edhe standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin që mbron të drejtat pronësore të të gjitha komuniteteve.
Misioni i OSBE-së planifikon të vazhdojë mbështetjen e juristëve të rinj përmes trajnimeve edhe në vitin 2019.