OSBE trajnon policinë e Kosovës në hetimin e trafikimit të narkotikëve
Një trajnim i avancuar për hetim të trafikimit me narkotikë i organizuar nga Misioni i OSBE-së ka përfunduar më 9 nëntor 2012 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Trajnimi, ku kanë marrë pjesë 15 hetues të policisë së Kosovës, është fokusuar në zbulimin e rrugëve të trafikimit, kontrollimin e lokaleve, identifikimin e llojeve të narkotikëve dhe intervistimin e të dyshuarve.
“Përkundër rezultateve të dukshme në luftimin e trafikimit me narkotikë siç është rritja e numrit të konfiskimeve gjatë vitit 2011 dhe 2012, Kosova ende mbetet zonë transiti”, tha Bahri Shala, shef i drejtorisë për luftimin e trafikimit me narkotikë në policinë e Kosovës. “Shkathtësitë e reja që kanë fituar hetuesit tonë përmes trajnimit të OSBE-së mund t’ua përmirësojnë aftësitë për të ndjekur trafikantët e narkotikëve dhe për t’i parandaluar aktivitetet e tyre”.
Pjesëmarrësit janë trajnuar edhe si të përgatitin rastet për t’i dorëzuar te prokurori, duke përfshirë mbledhjen e informatave, analizën e inteligjencës dhe mbledhjen e provave.
Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar me zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni po ashtu ofron trajnime të avancuara për policinë dhe ndihmon hartimin e strategjive për sigurinë publike.