Pavarësisht përmirësimeve në kornizën politike, incidentet e sigurisë vazhdojnë të ndikojnë në procesin e kthimit në Kosovë, thotë raporti i OSBE-së
PRISHTINË, 1 nëntor 2012 –Megjithë zhvillimet inkurajuese në kornizën politike dhe institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave të zhvendosur dhe të kthyer, incidentet e vazhdueshme të sigurisë në një numër vendesh të të kthyerve vazhdojnë të ndikojnë negativisht në procesin e kthimit, përfundon raporti i Misionit të OSBE-së në Kosovë i publikuar sot.
Raporti përshëndet përpjekjet nga institucionet e Kosovës për të shtuar koordinimin e procesit të kthimit përmes themelimit të Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim në shumicën e komunave.
Vjedhja dhe plaçkitja dhe dëmtimi i vendeve simbolike, seriozisht e dëmtojnë procesin e kthimit dhe perceptimin e sigurisë në mes të të kthyerve dhe personave të zhvendosur. Përderisa disa komuna kanë reaguar në mënyrë bindëse ndaj incidenteve të tilla, duke shprehur mbështetjen e tyre për komunitete e dëmtuara përmes deklaratave të dënimit ose aktiviteteve të rregullta për informim, të tjerat kanë dështuar që të marrin ndonjë veprim”, tha ushtruesi i detyrës së Kryesuesit të Departamentit për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Eduard Pesendorfer.
“Ne fuqimisht i inkurajojmë të gjitha institucionet relevante duke përfshirë edhe ato nga sektori për siguri publike, që të ndërmarrin ndonjë veprim të duhur dhe të punojnë së bashku për të forcuar dialogun mes komuniteteve dhe përforcimin e procesit të kthimit”.
Raporti i plotë gjendet në: //www.osce.org/sq/kosovo/96806
Misioni i OSBE-së në Kosovë është i mandatuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut komuniteteve, demokratizim dhe zhvillim të sektorit të sigurisë publike.