Misioni i OSBE-së shpreh shqetësim lidhur me incidentet që prekin komunitetin serb në lindje të Kosovës
Prishtinë, 24 shkurt 2012 – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer ka shprehur shqetësim lidhur me incidentet e fundit të sigurisë që kanë prekur komunitetin serb të Kosovës në rajonin e Gjilanit.
Në fillim të kësaj jave, më 20 shkurt, një shtëpie që i takon një familje serbe në qendër të Gjilanit i është vënë zjarri për herë të dytë në shtatë muajt e fundit, ndërsa dy shtëpive që i takojnë serbëve të Kosovës në fshatin Cërnicë iu kishte vu zjarri në janar. Të tri pronat ishin të pabanuara.
“Këto raste të zjarrit janë shkak për shqetësim”, tha Almhofer. “Ne i përshëndesim dënimet publike të incidenteve nga autoritetet komunale dhe u bëjmë thirrje policisë që të zhvillojnë tërësisht hetimet për këto dhe gjithë incidentet tjera që dëmtojnë komunitetet në Kosovë dhe të sjellin kryesit e veprave para drejtësisë. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve komunale për të bërë përpjekje që t’u afrohen komuniteteve dhe të adresojnë shqetësimet e tyre”.
Misioni i OSBE-s- në Kosovë ka mandat për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut dhe komuniteteve.