Misioni i OSBE-së në Kosovë fton shoqërinë civile të dorëzojë propozime për projekte
Misioni i OSBE-së në Kosovë fton organizatat e shoqërisë civile në rajonet e Gjilanit dhe Prizrenit që t’i dorëzojnë propozimet e projekteve për fuqizimin e grupeve të cenueshme, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje komunale dhe përmirësimin e qasjes në shërbimet komunale.
Propozim- projektet e suksesshme do të marrin mbështetje deri në 7.000 euro secili.
Afati për dorëzimin e propozimeve është 20 janari 2012. Ndërsa mund të dorëzohet numër i pacaktuar i propozimeve, por vetëm një projekt për një organizatë të shoqërisë civile do të mbështetet.
Të gjitha informatat relevante, përfshirë edhe aplikacioni i projektit, mund të gjenden në faqen e internetit të Misionit të OSBE-së //www.osce.org/kosovo/86768. Aplikacionet duhet të plotësohen dhe dërgohen në një nga zyrat e OSBE-së të shënuara në Ftesën për Paraqitje të Projekteve.