Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështet trajnimin për gazetarinë hulumtuese
Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështeti një trajnim dhjetëditor për gazetarinë hulumtuese për 15 gazetarë të rinj të televizionit, radios dhe gazetave i cili u përmbyll më 19 dhjetor 2011 në Prishtinë.
Trajnimi u ndihmoi gazetarëve që të zhvillojnë aftësitë e raportimit praktik hulumtues përfshirë planifikimin dhe hulumtimin. Si pjesë të trajnimit secili pjesëmarrës prodhoi nga një storie hulumtuese.
“Trajnimi iu ofroi gazetarëve të rinj udhëzimet bazë se si duhet të bëhet një hulumtim, si të sigurohet saktësia e fakteve të stories dhe prezantimi i informacionit”, tha Jared Hays, Drejtor i Departamentit për Demokratizim në Misionin e OSBE-së në Kosovë. “Me aktivitete si ky, ne po kërkojmë ta ndihmojmë median në Kosovë që të zhvillojnë funksionin e tyre monitorues dhe të zbulojnë praktikat ilegale në të mirë të tërë shoqërisë”.
Jehona Zhitia, gazetare në Radio Televizionin e Kosovës tha: “Duke iu falënderuar këtij trajnimi, unë kam mësuar se si të punojë si pjesë e një ekipi hulumtues, si ta konfirmoj informatën dhe, në fund, si ta bëj një storie hulumtuese e cila do të mund të bënte ndryshim”.
Trajnimi është zhvilluar nga Instituti i Medias i Kosovës, i themeluar në vitin 2005 nga Misioni i OSBE-së si një qendër trajnimi për gazetarët aktivë që janë në mes të karrierës.
Si pjesë e mandatit të vet, Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështet zhvillimin e medias së lirë, të pavarur dhe profesionale në Kosovë.