Misioni i OSBE-së dënon përdhosjen e varrezave Hebreje
Prishtinë, 2 dhjetor 2011 – Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph dënoi sot përdhosjen e varrezave Hebreje në Prishtinë duke i bërë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit ta hetojnë dhe komunës ta riparojë këtë vandalizëm.
Kryqet e thyera naziste janë vizatuar mbi shumicën e 50 gurëve të varreve ndërsa mesazhi me gabime në gjuhën gjermane “Jud Raus” (Hebrejtë Jashtë) është shkruar poshtë monumentit qendror të memorialit.
“Si organizatë kryesore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Kosovë, OSBE me gjithë zemër dënon këtë akt të turpshëm. Të dëmtosh apo përdhosësh varrezat e një komuniteti është fyerje përbuzëse dhe shprehje e urrejtjes. Të bëhet kjo në këtë mënyrë, drejtuar një komuniteti anëtarët e të cilit janë ndjekur për shfarosje brenda memories së gjallë është gjë e turpshme”.
“Dënimi i shpejtë i bërë nga anëtarët e Qeverisë së Kosovës është një përgjigje inkurajuese ndaj kësaj njollosjeje të demokracisë në Kosovë. Ne shpresojmë se agjencitë e zbatimit të ligjit gjithashtu do ët veprojnë me përgjegjësi duke sjellë kryesit para drejtësisë dhe që komuna shpejt do të t’i largojë simbolet e përbuzshme të urrejtjes të lëna nga këta kryes”.
“OSBE mbështet tolerancën, bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjellë. Ne nuk do të hezitojmë të thërrasim për drejtësi kurdo që këto norma të jenë kërcënuar”, tha Joseph.
Misioni i OSBE-së në Kosovë është mandatuar me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e sigurisë publike.